Ka ndodhur

Turistja franceze humb rrugën natën në Majën e Jezercës, policia e gjen pas 5 orësh

Gazeta Si - Një turiste franceze, 34 vjeçe, e cila humbi rrugën gjatën natës, teksa po eksploronte Majën e Jezercës, është shpëtuar nga policia.

Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar. Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë