Priten të jenë atraksionet turistike më spektakolare të nëndheshme në Londër.
Bëhet fjalë për një seri tunelesh të Luftës së Dytë Botërore, rikonstruktimi i të cilave do të kushtojë 268 milionë dollarë dhe do të mbarojë në vitin 2027.
Ish-tunelet e spiunazhit që dikur mbroheshin nga Akti i Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, ndodhen rreth 40 metra nën stacionin e metrosë, Chancery Lane në High Holborn. Ato u ndërtuan në vitet 1940 për të strehuar londinezët nga fushata e bombardimeve Blitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dhe hera e fundit që ishin të hapura për të gjithë.






Pas luftës, tunelet u zgjeruan dhe në to u ngrit “Kingsway Telephone Exchange”, që në vitet 1950 shërbente për komunikimet e brendshme, gjatë Luftës së Ftohtë.
Atje shtrihej një rrjet i madh prej 5000 kabllosh dhe angazhoheshin rreth 200 punëtorë. Teknologjia pas qendrës telefonike u vjetërua nga fundi i dekadës, ndaj u çaktivizua. Tani, CEO i “The London Tunnels”, (Tunelet Londineze), dëshiron të sjellë në jetë historinë e këtyre tuneleve për vizitorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




