Lajme

Tunel dezinfektimi pranë Prokurorisë

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në ambientet e prokurorisë në hyrje të institucionit është instaluar nje tunel dezifektimi.

Çdo prokuror apo dhe punonjësit që dorëzojnë postën dezifektohen nga 3 deri në 5 sekonda.

Ndërkohë në çdo kat të ndërtesës janë montuar pajisje për xhelin dezifektues për duart. Ndërsa prokurorët paraqiten në punë të pajisur me maska dhe doreza.

Ky institucion i është përgjigjur ndërkohë shkresës së Kuvendit duke kontribuar për zbutjen e efekteve financiare të shkaktuar nga situata e krijuar nga përhapja e infeksionit. E gjithë trupa e prokurorëve dhe oficerëve kanë lënë një shumë parash sa paga e luftës. Në total janë mbledhur 17 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë