Disa studime të reja zbulojnë se truri i njeriut funksionin edhe pas vdekjes.
Shkencëtaret thonë se edhe pse zemra ka pushuar, truri mund të vijojë aktivitetin edhe për disa sekonda më pas.
Ekspertët thonë që kjo do të thotë që një pacient do të ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që po ndodh me të, ndërsa vetëdija e tij vazhdon të punojë.
Studimi zbulon se të mbijetuarit e sulmeve në zemër ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte rreth tyre, ndërkohë që ata ishin klinikisht “të vdekur” para se të ‘ktheheshin në jetë’ dhe mund të përshkruanin se çfarë po ndodhte rreth tyre pasi zemrat e tyre ndaluan së rrahuri
Të vdekurit mund të jenë madje në gjendje të dëgjojnë veten duke u shpallur të vdekur nga mjekët.
Dr Sam Parnia dhe ekipi i tij nga Shkolla e Mjekësisë në Stony Brook University në Nju Jork, ekzaminuan vetëdijen pas vdekjes duke studiuar rastet e sulmit të zemrës në Evropë dhe SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.