Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni do të vijë në atdhe ditën e mërkurë, më datë 15 maj.
Trupi i Major Tanushit pritet të mbërrijë me avion ushtarak në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte, më datë 16.
Ndërsa, sot është zhvilluar ceremonia në nder të tij në grup-batalionin e NATO-s në bazën Adazi, ku shërben kontingjenti shqiptar.
Major Klodian Tanushi u plagos rëndë nga shpërthimi i një mine mëngjesin e 6 majit në Letoni, ndërsa ndërroi jetë katër ditë më vonë në një nga spitalet e Rigës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









