Futboll

Trupa e BE-së përmbys UEFA-n edhe për listat e Championsit, kthesë e fortë për merkaton

Trupa e BE-së përmbys UEFA-n edhe për listat e Championsit, kthesë e fortë për merkaton
Gazeta Si – Një rekurs i Anversës mund të ndryshojë qasjen e klubeve të mëdha në lidhje me akademitë dhe jo vetëm.

Në atë që mund të ishte një ditë historike për futbollin europian, Trupa e Drejtësisë Europiane është shprehur edhe në lidhje me listat e futbollistëve që klubet duhet të paraqesin para se të marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s. Mbi një rekurs të Anversës, gjykata ka thënë fjalën e saj, duke hapur mundësinë e një kthese: nën vëzhgim lojtarët e “formimit të brendshëm”.

“Për sa u përket rregullave mbi konkurrencën, Trupa gjykon se rregullat për lojtarët e formimit të brendshëm mund të jenë objekt i kufizimit të mundësisë për klubet që garojnë mes tyre, duke rekrutuar lojtarë të talentuar, pavarësisht nga vendi ku janë rritur, – shkruhet në sentencë.

Për sa i përket lëvizjes së lirë, Trupa gjykon se rregullat në fjalë mund të lënë vend për diskriminim indirekt të bazuar te kombësia, kundër lojtarëve të ardhur nga vende të tjera”.

Rregulli historik i UEFA-s mund të bjerë poshtë dhe nëse ndodh, do të ishte një kthesë e fortë edhe për merkaton. Klubet do të kishin më shumë dorë të lirë për blerjen e futbollistëve që duan të futin në lista, duke pasur hapësirë edhe për akademitë. Për këtë rast do të vendosë përfundimisht gjykata belge, por rruga duket se është shtruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë