Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.
Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën(18 mars).
“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.
Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale”, nga Zyra e Prokurorit të Mantahanit, kanë dhënë shenja se ai do të arrestohet.
Ende nuk është bërë e ditur se për çka mund të akuzohet ai.
Ndërsa Trump nuk ofroi detaje se pse ai pret të arrestohet, ekipi i tij ligjor ka parashikuar që kjo të ndodhë së shpejti dhe është duke u përgatitur në prapaskenë për hapat e ardhshëm. Ish-presidenti pritet të prezantohet në Manhattan pas akuzave zyrtare dhe ka shprehur interesim për të mbajtur një fjalim më pas, por nëse në fund do ta bëjë këtë, mbetet për t’u parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.