Bota

Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, frymëzuat të gjithë botën

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump pati një komunikim përmes radios me 4 anëtarët e misionin Artemis II, ku u tha se ata kanë “frymëzuar të gjithë botën”. 

“Sot, ju keni bërë histori dhe e keni bërë të gjithë Amerikën vërtet krenare, jashtëzakonisht krenare. Ju me të vërtetë keni frymëzuar të gjithë botën”, deklaroi Trump.

“Kohët e fundit kemi shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi, por nuk ka asgjë të ngjashme me atë që po bën ti, duke u rrotulluar rreth Hënës për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli dhe duke thyer rekordin e të gjitha kohërave për distancën më të largët nga planeti Tokë”, shtoi ai. 

Presidenti amerikan i konsideroi astronautët “pionierë të ditëve moderne” dhe i përgëzon ata për “një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt yjeve”. 

Ai gjithashtu tha se shpreson të krijojë një prani të përhershme në Hënë, duke shtuar se mezi pret misionet e ardhshme në Mars. 

Pasi përshkuan një distancë rekord prej 406.771 km larg Tokës dhe bënë një rrotullim rreth hënës, astronautët e Artemis II janë në rrugën e tyre për në shtëpi.

Astronautët panë pjesë të sipërfaqes së Hënës që nuk ishin parë kurrë më parë, zona në anën e largët që nuk janë të dukshme nga Toka.

Ekuipazhi pritet të kthehet në Tokë të premten në mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë