Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar aleatët europianë se Amerika do të largohet nga NATO-ja nëse vendet anëtare nuk rritin shpenzimet ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s, të cilët theksojnë se ka mjaftuar kjo deklaratë që e gjithë salla të shpërthejë në kaos. Zyrtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), organi më i lartë vendimmarrës i NATO-s, thanë se gjatë fjalimit të tij, Trump paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse aleatët nuk rrisnin së shpejti shpenzimet e ushtarake, duke kapur të papërgatitur lidërët e vendeve anëtare. Trump kërkoi gjithashtu që aleatët të demonstrojnë se si do t’i rritnin shpenzimet dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të “shikonte rrugën e saj” nëse nuk plotësoheshin këto kushte.
Kjo fjali duket se ka “hedhur në erë” selinë e NATO-s pasi dhjetëra zyrtarët dhe gazetarë u mblodhën nëpër tavolina, në përpjekje për të zgjidhur se çfarë u përpoq të sinjalizonte Presidenti amerikan. Disa zyrtarë, përfshirë edhe presidentin francez Emmanuel Macron, thanë se Trump nuk kërcënoi haptazi të lërë NATO-n, ndërkohë që disa të tjerë thanë se e interpretuan paralajmërimin e presidentit si një kërcënim për braktisjen e aleancës.
Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, e zhvendosi takimin në sallë emergjence, për të disktuar me anëtarët kryesore çështjen e rritjes së shpenzimeve ushtarake.
Në një konferencë shtypi më vonë, Trump anashkaloi pyetjet që lidheshin me këtë deklaratë. Ai tha se besonte se ai kishte autoritetin të tërhiqej nga NATO pa aprovimin e Kongresit Amerikan dhe theksoi se kishte siguruar një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve me aleatët europianë, një kërkesë e hedhur poshtë me shpejtësi nga Macron, i cili tha se udhëheqësit nuk e ndryshuan deklaratën e përbashkët, për t’iu përshtatur kushteve të Trump.
“Ka një komunikatë që është publikuar dje- tha ai- Është shumë e detajuar … Ajo konfirmon arritjen e objektivave që të gjitha vendet anëtarë të paguanë dy përqind të GDP-së deri në vitin 2024. Kjo është e gjitha.”
Një zyrtar i NATO-s tha se Trump kërkoi gjithashtu një plan të detajuar nga anëtarët e aleancës deri në janar, ku të përshkruanin se di do të arrihet rritja e shpenzimeve. Një tjetër zyrtar i lartë i NATO-s tha se Trump kërkonte në mënyrë specifike planin e shpenzimeve nga 10 vende anëtare që ende nuk i kanë dorëzuar. Edhe thjesht sugjerimi se Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga NATO zgjon frikën më të madhe të disa aleatëve, që kur Trump u zgjodh president: Shkatërrimin e aleancës ushtarake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.