Ne rrjet

Trump kërcënon Irakun: Sanksione miliarda $ nëse dëbon trupat amerikane

Presidenti Trump kërcënon Irakun me sanksione dhe një faturë miliarda dollarëshe nëse SHBA detyrohet të tërheqe trupat e tyre nga pas vendimit të parlamentit ne Bagdat që votoi në favor të dëbimit te forcave amerikane, duke iu përgjigjur sulmit ajror që vrau një gjeneral të fuqishëm iranian në tokën e tij.

Rezoluta jo detyruese— që kaloi të dielën me mbështetjen e politikanëve shiitë — i kërkon kryeministrit Adel Abdul-Mahdi të heqë dorë nga ftesa e Irakut për forcat e SHBA-ve që ndihmuan në shpëtimin e vendit pasi Shteti Islamik përmbysi rreth një të tretën e territorit të tij në 2014.

Z. Abdul-Mahdi u bëri thirrje ligjvënësve që të mbështesin rezolutën, por nuk ishte e qartë se si ai do të veprojë. Ai dha dorëheqjen si Kryeministër vitin e kaluar dhe që prej asaj kohe ka kryesuar një qeveri të përkohshme.

Z. Trump nuk pranoi të linte Irakun pa rimbursim.

“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë atje. Kushtoi miliarda dollarë për të ndërtuar” tha zoti Trump nga Air Force One kur u kthye në Uashington nga Florida. “Ne nuk do të largohemi nëse nuk na paguajnë për këtë”.

Në qoftë se SHBA-të nuk e lëshojnë Irakun mbi një “bazë shumë miqësore”, tha zoti Trump, SHBA-të “do të vendosin sanksione siç nuk është parë kurrë më parë.”

Z. Trump përsëriti gjithashtu kërcënimin e tij që SHBA-të mund të synonin vendet kulturore iraniane nëse tensionet midis dy shteteve përshkallëzohen më tej.

“Ata lejohen të vrasin njerëzit tanë,” tha ai. “Ata lejohen të torturojnë dhe sakatojnë popullin tonë. Ata lejohen të përdorin bomba në rrugë dhe të hedhin në erë njerëzit tanë. Dhe neve nuk na lejohet të prekim vendet e tyre kulturore? Nuk funksionon kështu”, tha ai. Votimi në parlamentin e Irakut tregoi se si reagimi i ashpër kundër vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani po rëndon në mënyrë të tejskajshme marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Irakut, duke e shtyrë qeverinë e Bagdadit të afrohet më shumë me Teheranin.

Kjo situatë po hedh dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e 5,000 trupave amerikane në Irak dhe fushatës kundër Shtetit Islamik në një kohë që militantët po kërkojnë të riorganizohen.
Z. Abdul-Mahdi dhe politikanë të tjerë thanë që SHBA-të kishin shkelur sovranitetin e Irakut me sulmet e kryera duke synuar gjeneralin Soleimani, arkitektin e luftërave vdekjeprurëse në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe komandantin e lartë paramilitar të Irakut Abu Mahdi al-Mohandes.

Ligjvënësit gjatë dhe pas seancës brohorisnin: “Jashtë, jashtë, okupator! Jo, jo për Amerikën! Jo, jo për Izraelin! “

Procesi ekzakt me të cilin SHBA-ve do tu kërkohej të largoheshin ishte i errët. Në një telefonatë me ministrin e jashtëm francez pas votimit, z. Abdul-Mahdi tha që zyrtarët dhe ekspertët irakenë po përgatitnin një memorandum mbi hapat ligjorë dhe procedural për të zbatuar rezolutën.

Fadhel Mohammed Jawad, një ish-zyrtar, tha që qeveria mund të dëbojë trupat e SHBA-ve sa herë që dëshiron sepse prania e tyre në vend bazohej në një shkëmbim letrash sesa në një marrëveshje zyrtare ose ligj.

“Në çdo rast, kushtetuta, ligjet, proceset janë injoruar aq shumë herë, saqë me të vërtetë nuk ka rëndësi të përqendrohemi në teknikalitete,” tha Sajad Jiyad, drejtor menaxhues i qendrës së mendimit Bayan Center në Bagdad. “Ky është rasti nëse qeveria do të jetë mjaftueshëm e guximshme për të ndërmarrë këtë iniciativë, apo a dëshiron ta tërheq vendimkin dhe ta kalojë transferojë përgjegjëisnë?”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se presioni nga Irani bëri që z. Abdul-Mahdi dhe ligjvënësit irakenë të veprojnë.

“Ai është nën kërcënime të mëdha nga vetë udhëheqja iraniane…,” tha Z. Pompeo.
“Ne kemi besim se populli irakian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të jenë atje për të luftuar kundrë terrorizmit”, shtoi ai

Kërcënimet për praninë e SHBA-ve në Irak tashmë e kanë minuar atë luftë. Koalicioni i drejtuar nga SHBA-të, tha të dielën se kishte ndaluar trajnimin e forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetjen për operacionet irakiane kundër Shtetit Islamik ndërsa po përgatitej për sulme të reja.

Irani ka premtuar hakmarrje të ashpër, duke ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme, ku Gjenerali Soleimani ka kultivuar një rrjet delegatësh që mund të aktivizohen për të goditur interesat e SHBA-ve.

“Ditë dhe netë të vështira i presin ata,” tha Yahya Rahim-Safavi, ish komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe këshilltar i vjetër i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei në një fjalim të cituar nga televizioni shtetëror. “Amerikanët duhet të lënë Azinë Perëndimore [Lindjen e Mesme] me humbje.”

Në Uashington, demokratja Nancy Pelosi tha të dielën vonë se dhoma këtë javë do të prezantojë dhe votojë një masë për fuqitë e luftës për të kufizuar veprimet e zotit Trump që përfshijnë Iranin. Zonja Pelosi tha që rezoluta do të ishte e ngjashme me atë të prezantuar nga senatori Tim Kaine (D., Va.), i cili javën e kaluar prezantoi një masë për të forcuar debatin dhe një votim në Senat që përfundonte operacionet e mëtejshme ushtarake në Iran.

Masa që Z. Kaine prezantoi është e privilegjuar, që do të thotë se Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch Mçonnell nuk mund ta bllokojë atë. Në të dy dhomat, nevojitet një shumicë e thjeshtë që rezoluta të kalojë. Sidoqoftë, masa do t’i nënshtrohej vetos presidenciale.

Komentet e zotit Trump për shënjestrimin e vendeve iraniane erdhën një ditë pasi ai shkroi në Twitter se SHBA-të ishin të gatshme të godisnin 52 asete iraniane, përfshirë disa “që janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane”. Shkatërrimi i vendeve kulturore mund të shkelë marrëveshjet ndërkombëtare , siç është Konventa e Hagës për Mbrojtjen e Pronave Kulturore të vitit 1954 në rast të konfliktit të armatosur.
Z. Pompeo do të shprehej të dielën se: “Ne do të sillemi konform ligjit, do të respektojmë sistemin.”

Në kujtesë të klimës gjithnjë e më armiqësore për trupat amerikane, dy raketa ranë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen Ambasada e SHBA-ve dhe trupat e koalicionit, dhe një e tretë ra jashtë saj, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Teksa gjashtë civilë u plagosën.

Ngjarjet kanë demonstruar fuqinë në rritje të grupeve të mbështetura nga Irani si Kataib Hezbollah, të cilat forcat irakene të sigurisë nuk kanë qenë në gjendje të parandalojnë hedhjen e raketave në bazat që strehojnë trupat e SHBA-ve.

Koalicioni i drejtuar nga SHBA-të tha që kishte rritur masat mbrojtëse në bazat irakiane që strehojnë trupat e saj./WSJ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë