Media Galeri

Trump i drejtohet Gjykatës, ndërsa Biden merr një sy gjumë në plazh

Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e ashpër që rivali i tij më i predispozuar për të fituar garën për kandidim në Presidencialet 2024 mes republikanëve, Donald Trump, është duke bërë.

Edhe pse dy ditë më parë, Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të tij në plazh në Rehoboth, ishte fakti se Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezlong.

“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite, teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.

Pas relaksit në plazh, Biden është parë duke shkuar në kinema për të shijuar premierën e filmit Oppenheimer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë