I apasionuar pas biznesit, presidenti amerikan, Donald Trump ka hyrë edhe në botën e kozmetikës!
Me një aromë që premton fitore, fuqi dhe shkëlqim, presidenti amerikan prezantoi linjën e tij të re të parfumeve të hënën në mbrëmje nëpërmjet Truth Social: “Victory 45-47”. Sigurisht, numrat nuk janë të rastësishëm pasi i referohen mandateve të tij presidenciale.

“Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen ‘Victory 45-47’ sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin, për burrat dhe gratë”, shkruan ai.
“Merrni një shishe për veten tuaj dhe mos harroni të merrni një për të dashurit tuaj. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”, përfundon presidenti në postim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.