Një gjykatës në New York ka urdhëruar që Donald Trump të “dënohet” më 10 janar për çështjen e parave që ka dyshohet se ka dhënë në këmbim të heshtjes.
Vendimi pritet të jepet më pak se dy javë para se Trump të betohet si president, por gjykatësi i Nju Jorkut, Juan Merchan sinjalizoi se ai nuk do ta dënojë Trumpin me burg, me kusht ose gjobë, por në vend të kësaj do t’i japë një “lirim të pakushtëzua”. Presidenti i zgjedhur mund të paraqitet personalisht ose virtualisht për seancën dëgjimore.
Trump është përpjekur të përdorë fitoren në zgjedhjet presidenciale për të pushuar çështjen kundër tij. Ai e ka cilësuar çështjen gjyqësore si “sulm politik të paligjshëm”.
Në maj, juristët e gjetën Trumpin fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat e parave të bëra ndaj ish-yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës zgjedhore presidenciale 2016.
Me vendimin, ai u bë presidenti i parë i SHBA që u dënua për një krim, ndërsa e quajti vazhdimisht gjyqin të montuar dhe të motivuar politikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.