Gazeta Si – Që Donald Trump nuk ishte plotësisht dakord me idenë e bllokimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte tashmë e qartë nga fjalët e tij pas takimit me CEO-n e kompanisë, Shou Zi Chew, në Mar-a-Lago dhe nga fjalimi i tij në Gjykatën e Lartë, e cila këto ditë do të duhet të shprehet për vendimin e saj në lidhje me ligjin e caktuar preidenti në detyrë, Joe Biden.
Ligji, i nënshkruar prillin e kaluar, vendos ndalimin e mediave sociale në vend nëse nuk i shitet një kompanie amerikane.
Data e hyrjes në fuqi është 19 janari: tani presidenti i sapozgjedhur po shqyrton, sipas gazetës “Washington Post”, nxjerrjen e një urdhri ekzekutiv që pezullon aplikimin e tij për 60-90 ditë.
Vonesa e zbatimit të ligjit do të nënkuptonte mundësinë për të negociuar si presidenti i ri zyrtarisht në negociata.
Në fakt, Trump do të hyjë zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, një ditë pas hyrjes në fuqi të ndalimit të TikTok.
Jo vetëm kaq: sipas gazetës amerikane, Trump dhe aleatët e tij ende po shqyrtojnë idenë e rinisjes së “Projektit Teksas”, të propozuar nga e njëjta kompani kineze.
Kjo është një paketë reformash korporative me vlerë 1.5 miliardë dollarë që TIkTok do të kishte propozuar si një alternativë ndaj shitjes.
Plani përfshin një marrëveshje me kompaninë “Oracle” për të transferuar të dhënat e amerikanëve në serverët e saj deri në fund të vitit.
Edhe në Bashkimin Evropian TIkTok ka miratuar një strategji të ngjashme, të quajtur “Project Clover”.
Ndërkohë, sipas disa zërave, Shou Chew është i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidencës së Trump, e cila do të mbahet më 20 janar.
Jo një ftesë dosido: CEO i TikTok-ut do të ulet në një pozicion nderi, ku ulen tradicionalisht ish-presidentët, anëtarët e familjes dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm.
Në kategorinë e fundit përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj të teknologjisë, si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, të cilët do të marrin pjesë në event, por edhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, i ftuar të marrë pjesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.