Analize

Trump dhe Biden, në përpjekjet e fundit për të joshur votuesit

Presidenti Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden po shfrytëzojnë orët e fundit përpara heshtjes zgjedhore për të fituar votat e amerikanëve të lëkundur. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020  janë më të rëndësishme në historinë e dekadave të fundit, të cilat vijnë në mes të një pandemie globale, duke zgjedhja e amerikanëve ka të ngjarë të përcaktojë rrugën që do të marrë bota në luftën e saj kundër Covid-19.

Deri me tai 91 milion amerikanë kanë hedhur verdiktin e tyre në votimet e hershme ndërkohë që votimet e para filluan përpara një muaji.

Zgjedhjet e së martës, të cilat mund të rezultojnë në një numërim të zgjatur për shkak të votave me postë, do të vendosin nëse amerikanët do t’i japin Trump një mandat të dytë ose të zgjedhin një president që premton ta kthejë sërish Amerikën në “epokën e Obamas”. Zgjedhjet vijnë ndërkohë që pandemia e koronavirusit po del jashtë kontrollit në të gjithë vendin, duke arritur një rekord prej 1.000 rastesh në ditë.

Presidenti la të kuptohej të dielën në mbrëmje se ai mund të shkarkonte Dr. Anthony Fauci pas zgjedhjeve duke hedhur poshtë rekomandimet e specialistit të sëmundjeve infektive, ndërkohë që Biden premtoi ta bazonte luftën kundër pandemisë vetëm mbi rekomandimet e ekspertëve.

Kandidati demokrat po mban tubimet e tij të fundit në Ohio dhe Pensilvani, shteti i lindjes së tij që mund të jetë edhe një pikë kthese nëse zgjedhjet janë afër. Trump do të bëjë një udhëtim Air Force One përmes Karolinës së Veriut, Michigan, Wisconsin dhe Pensilvani në përpjekje për të shpëtuar shtetet që ai fitoi katër vjet më parë dhe për të bllokuar rrugën e Biden për në Shtëpinë e Bardhë.

Biden argumenton se neglizhimi i Trump ndaj pandemisë që ka vrarë më shumë se 230,000 amerikanë dhe po përkeqësohet dita ditës është arsyeja përse amerikanët nuk duhet të votojnë për Presidentin Trump.

“E vërteta është, se për të mposhtur virusin, ne së pari duhet të mundim Donald Trump. Ai është virusi,” tha Biden në Filadelfia të dielën.

I nominuari demokrat shkon në ditën e fundit të fushatës me një epërsi të madhe në sondazhet kombëtare duke fituar përparësi në shtete të shumta. Sondazhet e opinionit e nxjerrin Bidenin përpara Trumpit në nivel kombëtar me së paku 8 për qind, por ai ka një avantazh më të ngushtë në disa shtete, që potencialisht i japin Trumpit 270 votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili përcakton fituesin.

“Ne ndjehemi shumë të sigurt për rrugën tonë drejt fitores,” thotë këshilltarja e Biden, Anita Dunn. Biden shpreson që fitoret në shtete si Arizona, Florida, Georgia ose Carolina e Veriut mund të dërgojnë një sinjal të hershëm të martën në mbrëmje se ai po shkon drejt fitores.

Trump tashmë është përpjekur të diskreditojë votimet me postë, të cilat kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruara. Numri i madh i votave të hereshme – mbi 90 milionë, apo rreth 65 për qind e pjesëmarrjes

Në Filadelfia, qytetin më të madh të Pensilvanisë, Biden foli përpara komunitetit afrikano-amerikan dhe kërkoi që ata që nuk kishin votuar ende, të paraqitet në ditën e zgjedhjeve.

“Çdo ditë shohim pabarazi racore në çdo aspekt të këtij virusi”, tha Biden, duke aluduar në përgjigjen e administratës Trump ndaj pandemisë së koronavirusit. Ai po ashtu u zotua se do ta adresojë “racizmin sistemik” në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja e Bidenit për zëvendës presidente, senatorja Kamala Harris, bëri fushatë në Xhorxhia, një bastion i vjetër i republikanëve, që demokratët shpresojnë ta marrim, nëse afrikano-amerikanët dalin masivisht për të votuar.

Trump nga ana tjetër ka akuzuar demokratët se do të rrisin taksat dhe do të shkatërrojnë ekonominë, duke e izoluar vendin për të frenuar pandeminë.

Zyrtarët në disa shtete, përfshirë Pensilvaninë, thonë se mund të duhen disa ditë për t’i numëruar të gjitha fletët e votimit me postë, që do të thotë se mund të ketë ditë pasigurie nëse rezultati i zgjedhjeve varet nga shtete si Pensilvania.

Trump ka paralajmëruar kaos nëse nuk ka fitues të qartë menjëherë pas zgjedhjeve, duke thënë se mund të duhen javë për të përcaktuar rezultatin dhe se “gjëra shumë të këqija” mund të ndodhin ndërkohë.

“Do të angazhojmë avokatët tanë” sapo të mbyllen votimet në shtetet kritike si Pensilvania, tha Trump të dielën.

Duke komentuar një raport të agjencisë së lajmeve Axios, se Trump u ka thënë njerëzve të tij se do ta shpallë fitoren natën e zgjedhjeve, edhe nëse rezultati i Kolegjit Zgjedhor është i paqartë, Biden tha se nuk do të lejonte që “presidenti të vjedhë këto zgjedhje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë