Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se palestinezët nuk do të dëbohen nga Gaza.
Një gazetar e pyeti rreth planit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës.
“Askujt nuk po i bëhet dëbim. Me kë je?”, pyeti Trump gazetaren e pranishëm në zyrë ku ishte edhe kryeministri Irlandës Veriore, Micheal Martin.
Ajo u përgjigj se ishte nga Voice of America, një rrjet transmetimi ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale amerikane. Presidenti u përgjigj “Oh, s’qenka çudi.”
Muajin e kaluar, presidenti kishte thënë se palestinezëve nuk do t’u lejohej kthimi në Rripin e Gazës.
Lideri amerikan planifikonte të ndërtonte vila e hotele dhe vendin ta shndërronte në një zonë turistike, por kjo u kundërshtua nga shtetet evropiane dhe të Lindjes së Mesme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




