Një bisedë ‘shumë të mirë’, e cilësoi presidenti amerikan, Donald Trump bisedën telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, që sipas Shtëpisë së Bardhë zgjati rreth 60 minuta.
“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social
“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.
Ai tha se ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara” në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.