Sport

Tronditen fansat, Konor MekGergor tërhiqet nga UFC

Një lajm i befasishëm është bërë me dije mëngjesin e së martës për fansat e arteve marciale mikse në të gjithë botë. Sportisti më madh i të gjitha kohërave në sportin e UFC, Konor MekGregor është tërhequr përfundimisht. Irlandezi ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, duke i befasuar të gjithë fansat dhe ndjekësit e këtij sporti.

“Përshëndetje djema, një lajmërim i shkurtër. Kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur si artet marciale mikse. I uroj të gjithë ish-kolegëve të mi suksese në vazhdimësi. Tani i bashkohem ish-kolegëve të mi që janë tërhequr”, – shkruan MekGregor.

Ndeshja e fundit që Konor kishte zhvilluar ishte ajo kundër rusit, Kabib, të cilën e humbi dhe që më pas sfida degjeneroi në dhunë edhe mes tifozëve. Pas kësaj ndeshje sportisti irlandez kishte planifikuar një rikthimit të bujshëm, duke prenotuar tre përballje shumë të forta. Tre duelet me Kabib, Nate Diaz dhe Donald Kerrone nuk do të zhvillohen, pasi luftëtari 30-vjeçar ka dorëzuar dorezat e betejës.

Konor MekGregor prej vitesh është cilësuar si sportisti më madh në artet marciale mikse në të gjithë botën, që në vitet e fundit kanë gjetur gjithmonë edhe më shumë përhapje, si në ndjekës, por edhe në ushtrues. Për shumë kohë ishte përhapur një legjendë urbane se Konor ishte i pamposhtshëm në artet marciale, por ky mit u thye vitin e shkuar nga luftëtari rus, Khabib Nurmagomedov, i cili e mundi irlandezin me pikë në një përballje që do të mbahet gjatë në Las Vegas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë