Sport

Triumfi i radhës për Xhastin Roz në gjurmët e Taiger Uds

Për t’u bërë më i miri, duhet të mundësh më të mirin. Dhe pikërisht këtë gjë bëri Xhastin Roz, gjatë katër ditëve të fundit për të fituar “Farmers Insurance Open” në Torrey Pines, duke mbrojtur statusin e tij si lojtar golfi më i mirë në botë. Pas një nisje të zjarrtë të dielën, që përfshinte tre gjuajtje në pesë provat e para, Roz ia doli të mposhtë shokun e tij të ngushtë Adam Skot me dy gjuajtje. Roz fitoi një fushë që ka promovuar 12 nga 20 lojtarët kryesorë në renditjen botërore, duke regjistruar fitoren e 10-të të “PGA Tour”, dhe kaloi Nik Faldo si golfisti më madh anglez që ka fituar një turne të madh në 50 vitet e fundit.

Roz, 38 vjeç, përfundoi me një total prej 72 gropa, një rekord i turneut që nga viti 2003 që mbahej nga Taiger Uds. Skot zotëroi katër gropat e fundit dhe përfundoi në gropën e 19-të. Pikat ishin jashtëzakonisht të ulëta, sepse shiu dhe era që frynte nga Oqeani Paqësor ndikonin shumë në lëvizjen e sferës.

Ky sukses për Xhastin Roz është vetëm arritja e radhës, pasi ai nga të gjithë, po fillon të cilësohet si njeriu që mund t’i afrohet më shumë rekordeve të legjendës, Taiger Uds. I lindur në Johaneburg, rekordin e parë në golf, Roz e ka vendosur kur ishte vetëm 11 vjeç. Ai është gjithashtu një nga golfistët që e ka nisur më herët karrierën profesioniste, kur ishte vetëm 17 vjeç. Këto suksese të Roz e kanë bërë atë njëkohësisht edhe një nga sportistët më të paguar të momentit. Xhastin Roz aktualisht nga turnetë dhe sponsorizimeve fiton gati 50 milionë dollarë në vit, por sërish është shumë larg shumave që deri para pak vitesh fitonte Taiger Uds.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë