Ka ndodhur

Tritoli në makinën e policit në Lezhë, arrestohet 32-vjeçari me precedentë penal

Gazeta Si – Fatjon Rrika, 32 vjeç është arrestuar si autori i dyshuar i vendosjes së tritoli në makinën e agjentit të Krimeve në Lezhë, Gentian Gjetja. Në një njoftim zyrtar, policia thotë se Rrika rezulton me precedentë penalë në Itali për vjedhje me armë.

Pamjet filmike zbuluan sesi Rrika kishte përdorur një ciklomotor për t’u larguar nga vendngjarja. Me të njëjtin mjet u kap nga policia në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa u procedua penalisht edhe babai i tij N.Rr., 66 vjeç pasi në banesën e tij u gjet një armë gjahu pa leje.

Dyshohet se edhe një person tjetër ka bashkëpunuar me autorin për vendosjen e tritolit dhe policia po punon për kapjen e tij.

Ndërkohë që motori dhe arma janë sekuestruar në cilësinë e provës, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës për të identifikuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin në realizimin e këtij sulmi.

Sa i përket shpërthimit, polici ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk ka konflikte. Dyshohet se sulmi me tritol mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës që ai ushtron prej disa vitesh në sektorin e Krimeve në Policinë e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë