Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë plasëse, u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në oborrin e shtëpisë së Administratorit te Njësisë Administrative Qesarat, Butjan Kapa në fshatin Toç në Memaliaj. Kapaj është gjithashtu anëtar kryesie në Partinë Demokratike.
Nga pamjet filmike, ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”.
Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se ata janë larguar nga aksi rrugor “Krahës-Memaliaj” ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat kanë djegur automjetin që kanë përdorur dhe më pas janë arratisur në këmbë.
I pyeturt në polici, Kapa përjashton mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me punën e tij si drejtues njësie administrative apo me përfshirjen e tij në politikë duke thënë se nuk ka konflikte të hapura me asnjë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm materiale në disa prej dritareve. 67-vjeçari, ka thënë se pak përpara shpërthimit, qeni po lehte shumë dhe se vetë ai ishte nisur për të dalë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, por gruaja e kishte ndaluar.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje