Gazeta Si – Trepça ka fituar Ligën Unike në basketboll për meshkuj, një aktivitet i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ishte një finale e bukur mes dy skuadrave kosovare të Trepçës dhe Yllit në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës.
Ylli e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar periodën e parë me 8 pikë avantazh, 19-11. Trepça reagoi më pas dhe fitoi periodën e dytë 22-15. Dy skuadrat shkuan në pushimin e finales me vetëm 1 pikë avantazh të Yllit 34-33.
Ylli fitoi 10-minutëshin e 3-të 18-13, duke kryesuar kështu me 6 pikë epërsi, 52-46. Skuadra nga Mitrovica nuk u dorëzua, luftoi deri në fund dhe fitoi periodën e fundit 21-14, si dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 67-66, duke siguruar trofeun e Ligës Unike.
Edicionet e tjera të këtij aktiviteti janë fituar nga Ylli dhe Peja, tashmë atyre u bashkohet edhe Trepça.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.