Media Galeri

Treni që nuk shkon askund…

Afrika e Jugut është shtëpia e disa prej udhëtimeve më luksoze, nostalgjike me tren që ofrohen kudo në botë. Por për disa entuziastë, një tren që nuk shkon askund është atraksioni i vendit.

‘The Train on the Bridge’ është një hotel në Skukuza në Parkun Kombëtar Kruger, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përbëhet nga një grup vagonash treni të rinovuara në 24 suita moderne me ballkone dhe një pishinë me pamje nga lumi Sabie. Treni është i rrethuar nga jeta e egër, ku nuk mungojnë kafshët e të gjitha llojeve si luanët, leopardët, rinocerontët dhe elefantët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë