Një i ri, i cili akuzohet se shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, por edhe në zona të ndryshme, është arrestuar pasditen e sotme. Ai është 29-vjeçari E.T, i njohur edhe me pseudonimin “Tafa”.
Akuzat ndaj tij janë dokumentuar teksa mësohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, pasi siguronin lëndën narkotike të llojit heroinë dhe kokainë të cilësisë së pastër, e përzienin dhe më pas e shpërndanin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme.
Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”, “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar heroinë. I ashtuquajturi “Tafa” u kap në flagrancë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Operacioni vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




