Menaxhim

Tregtimi i Bitcoin nga BlackRock – Një derë e re triliona dollarëshe

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera si Ethereum dhe XRP kanë përjetuar një rritje të vrullshme të vlerës së tyre në muajt e fundit duke pritur atë që është parashikuar të jetë viti më i mirë për to, 2024-a.

Çmimi i Bitcoin ka kaluar 40 mijë dollarëshin për herë të parë që nga 2022-shi, ndikuar më së shumti nga kompania gjigande e aseteve financiare Blackrock, e cila po tenton të miratojë një rregullatore që e bën Bitcoin një fond të tregtueshëm, ETF dhe jo më thjeshtë një monedhë digjitale spekulative.

Së fundmi, po qarkullojnë informacione se Blackrock ka nënshkruar në fshehtësi një marrëveshje me gjigandët e Wall Street si JPMorgan dhe GoldmanSachs, që të jenë pjesë e nismës, një veprim që mund ta ndihmojë atë të sigurojë një miratim nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim i SHBA, SEC. Prej kohësh SEC ka hezituar ta miratojë propozimin e Blackrock, duke lënë ‘mbi gjemba’ të gjithë investitorët dhe vetë industrinë.

Vitin e ardhshëm pritet të ndodhë përgjysmimi i Bitcoin, Halving (çdo vit përgjysmohet sasia e prodhuar e Bitcoin) dhe kjo parashikohet të sjellë një tjetër rritje të çmimit të kriptomonedhës dhe rritje të kërkesës./Forbes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë