Luftrat civile në Siri dhe Jemen, janë shoqëruar me rikthimin e rivaliteteve mes fuqive të mëdha; SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës, duke vënë në fokus të mprehtë tregtinë e armëve në botë.
Dhe jo për çudi të madhe, është një industri globale në lulëzim, me një vlerë aktuale prej 100 miliard dollarësh (£74bn) në vit, ka deklaruar Pieter Wezeman, kërkues me eksperiencë në Institutin Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm (Sipri).
Rritja e shitjes globale të armëve që nisi në fillim të viteve 2000 ka vazhduar në 2017-ën.
Volumi i shitjeve ndërkombëtare të armëve mes 2013–2017 ishte 10% më i lartë se në pesë vitet paraardhëse. Këtë e thotë studimi i ri i kryer nga Instituti i Kërkimit për Paqen në Stokholm (SIPRI).
SIPRI raporton se, trendi i shitjes ndërkombëtare të armëve 2017, identifikon 67 vende si ekportuesit më të mëdhenj të armëve në periudhën kohore 2013–2017.
Në listë renditen pesë furnizuesit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe që janë: SHBA-të, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.
Këta pesë eksportues sëbashku arrijnë në 74% të të gjithë eksporteve të armëve në periudhën 2013–2017.
Qarkullimi i armëve është rritur në Azi, Oqeani dhe Lindjen e Mesme në periudhën 2008–2012 dhe 2013–2017, ndërkohë është ulur numri i armëve drejt Afrikës, Amerikës dhe Europës.
Lufta civile e Jemenit
Që prej nisjes së luftës civile në Yemen në 2015, Arabia Saudite dhe tetë shtete të tjera arabe kryen një fushatë ajrore në mbështetje të forcave besnike ndaj Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.
Ata po luftojnë rebelët e Houthit që thuhet se janë mbështetur ushtarakisht nga Irani.
OKB thotë se që nga nëntori i kaluar, të paktën 5,295 civilë u vranë dhe 8,873 të tjerë u plagosën, ndonëse shifrat aktuale kanë gjasa të jenë shumë më të larta.
Konflikti i lindur në Jemen ka ngitur çështjen etike të shitjeve ndërkombëtare të armëve në shumë vende perëndimore, të cilat kanë parë Arabinë Saudite dhe aleatët e saj të përdorin sistemet e tyre të avancuara të armëve në vend.
” Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara ishin importuesit më të mëdhenj të armëve gjithsesi,” ka thënë Pieter Wezeman. “Diferenca qëndron në faktin se tani ata po shesin këto armë në Jemen.”
Kombet e Bashkuara kanë thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga koalicioni Saudit vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i viktimave në radhët e fëmijëve, si dhe të viktimave të të tjera civile.
Ndërsa, forcat rebele kanë gjuajtur me artileri në qytete të ndryshme pa dallim si në Taizz dhe Aden, duke vrarë civilë, dhe gjithashtu kanë qëlluar raketa në Arabinë Saudite jugore
“Ka një rrezik të qënësishëm në lidhje me kontributin e shitjes së armëve në dhunimin e të drejtave të njeriut,” ka thënë Oliver Feeley-Sprague, ekspert në tregtinë e armëve tek Amnesty International.
“Ka shkelje të qarta që bëhen nga të gjitha palët. Por në përgjithësi, sa me më shumë armë të furnizohen, aq më shumë rrezikojnë të përdoren”.
Shkalla e luftës në Jemen ka bërë që disa vende të veprojnë: Norvegjia, Holanda, Suedia dhe Gjermania mes të tjerave, të gjitha kanë kufizuar së fundmi shitjen e armëve në rajon.
Kush kryeson tregtinë?
Gjatë pesë viteve mes 2013–2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësoheshin me 34% të totalit të eksportit të të gjitha armëve.
Eksportet e saj janë rritur me 25% mes 2008–2012 dhe 2013–2017, e gjithashtu vlerësohen si 58% më të larta se eksportet e Rusisë, eksportuesi i dytë më i madh i armëve në botë gjatë kësaj periudhe.
SHBA-të kanë furnizuar më shumë me armë 98 vende. Eksporti i armëve në vendet e Lindjes së Mesme vlerësohet 49% e totalit të eksporteve të armëve në periudhën kur janë kryer matjet.
“Bazuar në marrëveshjet e firmosua gjatë presidencës së Obamës, shpërndarësit amerikanë të armëve në 2013–2017 arritën nivelin e tyre më të lartë që prej 1990ës së largët,” ka thënë Dr Aude Fleurant, Drejtor i SIPRI Arms dhe Military Expenditure Programme.
“Këto marrëveshje dhe pjesa më e madhe e kontratave të mëvonshme të nënshkruara në 2017 do të sigurojnë që SHBA-të janë dhe do të jenë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në vitet në vazhdim.”
Eksportet nga Rusia kanë rënë me 7.1% mes 2008–2012 dhe 2013–2017. Ndërkohë që Franca ka rritur eksportin e armëve të saj me 27% në të dy periudhat që janë marrë në studim dhe ishte eksportuesja e tretë më e madhe e armëve në 2013–2017.
Eksportet nga Gjermania, eksportuesi i katërt më i madh i armëve në 2013-17-ra me 14% midis 2008-12 dhe 2013-17; megjithatë, eksportet e armëve gjermane në Lindjen e Mesme u rritën me 109%.
Kush dominon eksportet
Pak vende jashtë Amerikës Veriore dhe Europës janë eksportues të mëdhenj të armëve. Kina, megjithatë, ishte eksportuesja e pestë më e madhe e armëve në 2013–2017. Eksportet e saj u rritën nga 38% mes 2008–2012 dhe 2013–2017. Pakistani ishte pritësi i armëve të eksportuara të Kinës në 2013–2017. Ka patur një rritje të madhe të eksportit të armëve të Kinës në Algjeri dhe në Bangladesh në periudhën e studiuar.
Armët e importuara në Lindjen e Mesme u dy-fishuan në 10 vite.
Shumë vende në Lindjen e Mesme u përfshinë direkt në konflikte të dhunshme në periudhën 2013–2017.
Si pasojë, importi i armëve nga shtetet në rajon u rrit me 103% mes 2008–2012, dhe 2013–2017, dhe vlerësohet me 32% të importit të armëve në botë në 2013–2017.
“Konflikti i dhunshëm i përhapur në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut çuan në një debat politik në Europën Perëndimore dhe Amerikën Veriore me qëllim kufizimin e shitjes së armëve,” tha Pieter Ëezeman, Kërkues në nivelin Senior tek SIPRI Arms dhe Military Expenditure Programme.
“Ende, SHBA-të dhe shtetet Europiane mbeten eksportuesit kryesorë dhe furnizuesit e mbi r 98% të armëve të importuara nga Arabia Saudite.”
Në 2013–2017 Arabia Saudite ishte e dyta importuese më e madhe në botë për armët, me një rritje prej 225% krahasuar me 2008–2012.
Importi i armëve të Egjiptit, e treta importuese më e madhe e armëve në 2013–2017 u rrit me 215% mes 2008–2012 dhe 2013–2017.
Emiratet e Bashkuara Arabe ishin importuesit e katërt më të mëdhenj, ndërsa Katari (importuesi i 20-të më i madh) i rriti importet e saj dhe nënshkroi marrëveshje të mëdha në këtë në periudhën që është marrë në studim.
Azia jugore: Tensionet Rajonale ndikuan në rritjen e importit të armëve në Indi.
Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me Indinë dhe konflikteve të brendshme, importi i armëve të Pakistan u ul me 36% mes dy periudhave të marra në studim, dhe importet e saj nga SHBA-të ranë në 76% në 2013–2017 krahasuar me 2008–2012.
“Tensionet mes Indisë nga njëra anë, dhe Pakistanit e Kinës, nga ana tjetër, po ushqejnë kërkesën në rritje të Indisë për armë të mëdha, të cilat ajo mbetet e paaftë për të prodhuar vetë “, tha Siemon Ëezeman, Hulumtues i Lartë me SIPRI Arms dhe Military Expenditure Programme.
“Në kontrast, Kina, po aftësohet në prodhimin e armëve të saj dhe vazhdon po vazhdon të rrisë marrëdhëniet me Pakistanin, Bangladeshin dheMyanmar përmes furnizimit me armë.”
India ka qenë importuesja më e madhe e armëve në 2013–2017, duke u vlerësuar me 12% të importit total global. Importet e saj u rritën 24% mes 2008–2012 dhe 2013–2017. Rusia përbënte 62% të importeve të armëve të Indisë në 2013-2017.
Importi i armëve nga SHBA-të u rrit 557% mes 2008–2012 dhe 2013–2017, duke e bërë atë furnizuesin e dytë më të madh të Indisë.
Importi i armëve të Kinës ra me 19% mes 2008–2012 dhe 2013–2017. Paarësisht kësaj rënieje, ajo ishte importuesja e pestë më e madhe në botë e armëve në 2013–217./world economic forum/ BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.