Brutale!
Kështu e përshkruante situatën Jean-Claude Trichet, drejtuesi i Bankës Qendrore Europiane në vitet 2000, kur rritej masa e euros në qarkullim.
Problemi për politikbërësit e bankave është se rritja e një monedhe lakon ekonomimë duke dëmtuar konkurrencën. Një arsye që ka drejtuar gjithmonë fokusin tek shmangia e rritjes së normave të interesit, për të devijuar prishjen e balancës në këmbimin valutor.
Ndërkohë që vendet kudo në botë, po shikojnë për ngushtim të politikave monetare, monedhat nuk po reagojnë si bëjnë gjithmonë në rrethana të tilla.
Raporti i fundit i shitjeve me pakicë në SHBA, ishte më i dobët nga se ishte parashikuar. Logjikisht, sepse Banka Federale ka qenë më pak agresive dhe në këmbim, një dollar i dobët.
Adam Cole, analizues i ekonomisë dhe monedhave për 3 dekada, tregon se si është gjendja. Që më nisjen e pandemisë, monedhat dhe valutat janë duke lëvizur sipas magnitudës së frikës në tregjet botërore, nga dita në ditë. Kur gjërat duken të vështira, priten raporte të dobëta të shitjeve me pakicë dhe valutat zënë një vend të rehatshëm me vlerë të rënë.
E kundërta ndodh kur rreziku duket të jetë duke u ulur.
Cole e quan këtë, “botën e një tregtie”. Duke parë në 45 valuta botërore, kursi i këmbimit midis 11 valutave më me rëndësi në botë tregojnë një korrelacion në kursin e këmbimit me urinë për rrezik.
“Kjo gjë mund të zgjasë për vite. Pas krizës botërore ekonomike pati një korrelacion të ngjashëm dhe u deshën 5 vite deri sa politika monetare të rikthehej në postin drejtues”,-thotë Cole.
Për politikbërësit, do të thotë një dorë e lirë për të vënë politika të Bankës Qendrore pa u shqetësuar për valutën. Debati që pritet javën që vjen nga EQB-ja, do t’i bëjë pasojat më pak “brutale!”.
Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



