Lajme

Tre zonat ku po luftohet për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja

Thumana, Durrësi dhe pjesa e plazhit janë tre zonat ku janë përqendruar forcat e shumta të ushtrisë dhe të policisë për të realizuar shpëtimin e trupave që kanë mbetur nën rrënoja nga goditje të forta të tërmetit që tronditi Shqipërinë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se deri më tani janë shpëtuar 39 persona sipas ministrisë, por se ka pasur edhe raste kur për fat të keq nuk kanë arritur të gjejnë persona të gjallë.
Në Thumanë trupat po kërkojnë për trupa të tjerë. Pikërisht në ora 11:30 trupat nxorrën një trup pa jetë, por se mendohet se në pallatin e shembur gjenden edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tjerë.

Fëmijë i nxjerrë nga rrënoja në Thumanë
Image may contain: sky, cloud and outdoor
Pallati i rrënuar në Thumanë


Ekipet e shpëtimit, trupat e ushtrisë janë afër personave që do të shpëtohen. Ata kanë kërkuar ujë. Flitet për 8 persona nën rrënojat e tre pallateve të shembura në Thumanë.
Gjithsej janë tre pallate që janë rrënuar dhe trupat e ndërhyrjes së emergjencës shpresojnë që t’i gjejnë gjallë. Në ora 12:00 janë nxjerrë edhe tre trupa të tjerë, fatkeqësisht pa jetë dhe kjo bën që numri i viktimave në Thumanë të shkojë në pesë. Beteja është zhvendosur te pallati tjetër ku mendohet se janë dy persona të tjerë të gjallë.

Trupi i nxjerrë nga rrënojat në Thumanë. Gazeta Si, 26 nëntor 2019
Kërklimet nga forcat ushtarake xheniere. Gazeta Si, 26 nëntor 2019

Burri rreth të 50-ave i shpëtuar nga rrënojat raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shihet i mbuluar nga pluhuri teksa i jepet ndihma e parë shëndetësore.
Pika tjetër e zonës ku po luftohet është ajo e zonës së plazhit, ku pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës po tentojnë të nxjerrin trupa nën rrënoja. Forcat e emergjencës kanë bërë të mundur shpëtimin e Klajdi Qato. Hoteli Miramare dhe Vila Palma janë shembur.

Hotel Palma i shkatërruar në zonën e Plazhit në zonën e Shkëmbit të Kavajës


Katër persona kanë mbetur të bllokuar në një tjetër ndërtesë të shembur në lagjen 13 në Durrës. Në vendngjarje ndodhen forcat e ushtrisë, policia dhe zjarrfikësit që punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar në këtë ndërtesë. Nga rrënojat e hotel Palmës në Durrës, është nxjerrë edhe një 47 -vjeçar. Trupat e shpëtimit kanë dëgjuar zërin e një personi në rrënoja. Godina ndodhet në rrugën e plazhit në lagjen 13. Pranë kësaj zone është shembur edhe një hotel plotësisht. Ndërsa nga shembja e një godine në zonën e Kavalishencës ka humbur jetën një punonjës policie, profesor Akademisë së Sigurisë, Bajram Hajdaramata. At ishin në pjesën e Kaliveshencës, pasi ishin strehuar ne rezidencen qeveritare te pushimit ne Kavalishence, pas tërmetit të 21 shtatorit.

Video nga kërkimi në Durrës

Edhe një vilë në Durrës pranë Gjykatës së Durrësit është shembur totalisht. Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit punuan për t’i nxjerrë


Zona e tretë, Vila në ish-Kenetë
Një vilë katërkatëshe gjysmë e shembur ishte fillimisht zona ku u përqendruan trupat e ushtrisë dhe të policisë për të shpëtuar. Brenda saj gjendeshin 6 persona. Në ora 11:00 si rezultat i punimeve, gërmimeve apo dhe lëvizjeve sizmike që ndodhën është shembur në zonën e Kënetës, duke bërë që 6 persona të mbesin në shpresën e Zotit që dalin të gjallë. Nga rrënojat në këtë zonë dolën dy trupa jetë. Kur dukeshin se shpresat ishin shuar për të gjetur njerëz të gjallë, nga rrënojat trupat e kërkimit dëgjuar thirrjen e një mashkulli që kërkonte për ndihmë. Pas disa kërkimeve djali që thërriste për ndihmë nga vila që tashmë është shembur totalisht në zonën e ish Kenetës të Durrësit, është gjallë.

Rrënojat që mbetën pas shembjes së vilës ku dyshohet se janë 8 persona brenda. Gazeta Si, 26 nëntor 2019


Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbledhur menjëherë Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura. Mësohet se janë 400 efektivë të batalionit te xhenios, forcave komando, forcave speciale dhe Forcës Tokësore janë në terren në operacionet e kërkim shpëtimit dhe ngritjen e çadrave për strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar. Qendra e Bashkuar Operacionale në funksion të plotë për koordinimin me strukturat vendore dhe ato qendrore. Ndërsa janë ngritur sërish çadrat e akomodimit në zonën e stadiumit të qytetit të Durrësit, aty kur u ngritën edhe pas tërmetit të 21 shtatorit.

Xhaçka në Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura

Xhaçka ka mbledhur menjëherë Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë