“Kemi marrë bukë me vete, do ta gdhimë natën këtu duke lexuar. “Qytetarët e Tiranës do të na ndihmojnë duke na sjellë batanije, për të përballuar të ftohtin.” Këto ishin disa nga deklaratat e studentëve të mbledhur për herë të parë përpara kryeministrisë. Edhe pse temperaturat janë relativisht të ulëta, ata po sfidojnë të ftohtin duke kënduar, këngë patriotike.
Në rrethrrotullim e Zogut të Zi, studentëve u janë bashkuar edhe disa prej shoferëve të makinave të bllokuara, ndërsa situata në Ministrinë e Arsimit vazhdon duket vazhdon të mbetet e njëjtë.

Nga atje, një pjesë e studentëve u kanë bërë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të bojkotojnë mësimin dhe prindërve t’u bashkohen në nismën e tyre. Tanimë protesta studentore është shpërndarë në tre vatra, duke bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi, kryeministrinë dhe Ministrinë e Arsimit.
Shpërndarja erdhi pasi përfundimit të ultimatumit të caktuar nga studentët për qeverinë. Pasi u mor vendimi i tyre me një votim, një pjesë e studentëve nisën nga masa e parë e përshkallëzimit, bllokimit të rrugëve, duke marshuar drejt Zogut të Zi.

Ndërkohë disa të tjerë shkuan para Kryeministrisë dhe disa qëndruan në Ministrinë e Arsimit. Studentët duket se kanë zgjedhur një strategji negocimi pa negociata dhe pa udhëheqësi, me synimin për të mos lejuar qeverinë të korruptojë apo kërcënojë një udhëheqësi apo grup negociator që mund të krijohet.
Ndryshe nga ditët e tjera, të martën edhe një numër studentësh nga universitete private u shfaqën në shesh në mbështetje të kërkesave të shokëve të tyre nga unversitetet publike. Në protestë dolën edhe një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme.

Një grup protestuesish nga Elbasani u nisën në drejtim të Tiranës, por shumica e tyre nuk arriti të gjente autobus, pasi sic thonë burimet shoferët ishin kërcënuar.
Brenda protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit duket se ka një përplasje të nivelit të ulët mes një numri protestuesish jopartiakë dhe atyre që mbështesin partitë politike në opozitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




