Gazeta Si – Një 37-vjeçar me iniciale A.M., u arrestua në Lushnjë mëngjesin e kësaj të marte, pasi deklaroi në spital se ishte dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje.
Policia tha se është arrestuar edhe vëllai i tij, me inicialet I.M., si dhe shoku i tij me inicialet F.V., pasi dyshohen se fshehën automjetin, ku u vetëplagos në këmbë i dëmtuari.
Më tej bëhet me dije se 37-vjeçari ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.