Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ndreu shkruan se jep dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të garës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Vetëm dy ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë, PS zyrtarizoi emrin e tij për kandidat të kësaj bashkie.
“Dorëzuam dorëheqjet nga mandati i deputetit!
Mirënjohje e respekt për një nga njerëzit më të mirë që pata shansin të takoj në politikë. Komoditeti që të jep Gramoz Ruçi është mbështetje dhe inkurajim për të gjithë deputetët. Do na mungojë pjekuria, urtësia, drejtësia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në rrjetin social “Facebook”.

Deputeti Ndreu shfaqet në foto me deputetin Rakip Suli dhe deputetin Ilir Xhakolli, pasi edhe ata kanë dhënë dorëheqjen për shkak të kandidaturave në bashki.
Rakip Suli kandidon në Kamëz dhe Ilir Xhakolli kandidon në Pogradec.

Në total janë 5 deputetë të PS-së që lënë mandatin për zgjedhjet vendore. Ndërkohë, sot është afati i fundit i depozitimit të listave nga ana e partive të kandidatëve për kryetar bashkie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



