Gazeta Si - Po tani çfarë do të ndodhë brenda “Cosa Nostra”-s? Kush do të marrë drejtimin e bosit më përfaqësues dhe karizmatik të mafies në Itali pas vdekjes së tij.
A është dikush që mund të trashëgojë postin e Matteo Messina Denaros? Dhe kush do të vazhdojë të menaxhojë asetet e tij ende të fshehura?
Këto janë pyetjet më të shpeshta pas vdekjes së shefit të “Cosa Nostra”-s, i cili pa fuqinë e tij (reale dhe virtuale) të rritet në tridhjetë vjet arrati dhe tetë muaj "burg të rëndë", duke qëndruar në opozitë me shtetin.
Një figurë unike në shumë mënyra, sepse është e lidhur me një dinasti dhe një histori personale që nuk mund të përsëritet dhe që ndoshta vetëm pjesërisht mund të zëvendësohet nga ndonjë anëtar i një familjeje ku lidhjet e gjakut ngatërrohen me ato të mafies.
Mediat italiane raportojnë për dy trashëgimi – atë mafioze dhe atë ekonomike – jo domosdoshmërisht që përkojnë.
Për të cilat, ata që interesohen të parët, janë hetuesit dhe detektivët, të fortë në njohuri dhe ende të kufizuar nga sekreti i hetimeve në vazhdim, të thirrur për të identifikuar dhe për të parandaluar sa më shumë të ardhmen e organizatës kriminale.
Sigurisht, mbiemrat dhe lidhjet në bërthamën e familjes Messina Denaro do të llogariten në vazhdimësi; një "shtëpi" mafioze që do të përpiqet t'i mbijetojë Kumbarit të fundit.
Shumica e të afërmve kanë qenë ose janë ende në burg, të mbajtur gjithmonë nën kontroll, por gjithsesi gjithmonë të përfshirë në trafikim të lidhur fillimisht me të arratisurin dhe më pas me të burgosurin e përjetshëm të shtëpisë.
Midis tyre, njëri që mund të mburret me një lloj “hipoteke” për trashëgiminë, është "nipi i preferuar" i Matteos: Francesco Guttadauro, djali i Filippo Guttadauros (i arrestuar ende për "rrezikshmërinë e tij sociale", pavarësisht se ka mbaruar dënimin e tij) dhe i Rosalia Messina Denaros, e arrestuar marsin e kaluar me akuzën se kishte menaxhuar financat e vëllait të saj Matteo, ndërsa ai ishte në kërkim.
Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra euro të shpenzuara çdo muaj në para cash, nga të cilat u gjet vetëm një pjesë e tyre, së bashku me rreth 200.000 euro gati për t'u dorëzuar.
Përveç marrëdhënies së drejtpërdrejtë me shefin e Castelvetrano-s, Francesco mund të mburret me mbiemrin e familjes së tij atërore, njëlloj si klani që qeveris “Cosa Nostra”-n në Bagheria në kontakt të ngushtë me familjen Graviano, dikur kontrollorë të distriktit të Palermos të Brancaccios.
Një aleancë mes bandave të vulosura nga një martesë dhe fati i një djali që nuk ka mbushur ende të dyzetat dhe që ndodhet në burg prej 10 vitesh.
I arrestuar në dhjetor 2013, ai u dënua me 16 vite burg, të cilat po i vuan pa më të voglin tolerim nga shteti.
Pikërisht për shkak të “sjelljes së tij të mirë”, ai mund të dalë nga burgu në fund të 2025-ës, duke përfituar nga bonusi tre mujor për çdo vit të kaluar në qeli që u jepet të gjithë të burgosurve, i vetmi përfitim që vlen edhe për të burgosurit mafioz.
Ndër arsyet e dënimit të tij janë marrëdhëniet e tij me sipërmarrësit dhe trafikantët e lidhur me të ardhurat e fshehura të dajës së tij, në emër të të cilëve mblidhte para dhe jepte direktiva.
Një anëtar i penduar i klanit Bagheria, Stefano Lo Verso, u tha gjyqtarëve se si Francesco Guttadauro ishte një person "shumë i afërt me Matteo Messina Denaron, i cili e kishte në zemër", një "individ i respektuar, tashmë në qendër të vëmendjes, shumë aktive".
Ka të ngjarë që pasi të dalë nga burgu, ai të kthehet në një të tillë, siç ndodh me shumë mafiozë të tjerë, pak a shumë të rinj. Por ai mund të mburret me një origjinë që e bën atë të paracaktuar.
Motra e Franceschos, Lorenza Guttadauro, është avokatja-mbesë që Messina Denaro e emëroi si njeri të besuar pas arrestimit; i vetmi person me të cilin donte të fliste në javët e fundit, para komës, duke përjashtuar të afërmit dhe bashkëbiseduesit e tjerë.
Ndoshta duke besuar se ai nuk do të përgjohet në bisedat me avokaten e tij.
Origjina e furnizimeve të garantuara gjithmonë për shefin - dhe rrjedhimisht burimi i tyre: investimet ende të fshehura që kanë zëvendësuar dhjetëra miliona pasuri dhe biznese të sekuestruara dhe konfiskuara nga biznesmenët e zbuluar në të kaluarën - janë ana tjetër në kërkim të trashëgimtarëve.
Për të cilin mund të thonë fjalën vetë anëtarët e familjes, sipërmarrësit e fshehtë, ndërmjetësuesit e mundshëm ose drejtues të tjerë aspirantë mafiozë.
Ata që deri më tani flisnin apo vepronin në emër të Messina Denaros dhe tani nuk do të mund ta bëjnë më.
Do të nevojiten ekuilibra të rinj kriminalë për të menaxhuar trashëgiminë. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të arrihet pa gjak, sipas rregullave të reja të bosit të huazuar nga "mafia e heshtur" e rivendosur nga Bernardo Provenzano, apo nëse në Siçili do të rikthehet lufta. Ose jo.
Përshtati në shqip: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.