Trashëgimi

Transumanca, riti i shtegtimit të bagëtive futet në UNESCO

Nga Gazeta Si- Një vit pasi xhubleta u fut në UNESCO, si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit, një tjetër traditë shqiptare bëhet pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale. Bëhet fjalë për Transumacën, traditën e shtegtimit të bagëtive, që tashmë do të jetë pjesë e UNESCO-s. Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës, barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullosur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë, festë apo kulinari. Ndërkohë, me të ardhur dimri, barinjtë i zhvendosin bagëtitë në stane.

Lajmi u dha nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila thotë në rrjetin social Facebook se Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale i mbledhur në Botsëana votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore. Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

“Iu bashkuam Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri”, shkruan Maragriti.

Përfshirja e kësaj tradite në UNESCO do të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe transmetimin nga njëri brez tek tjetri!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë