Rend dhe Ligj

Transportonte emigrantë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 20-vjeçar, pasi dyshohet se ka transportuar me fugon emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Në pranga është vënë shtetasi kanë vënë në pranga R.H, banues në Durrës, mbi të cilin rëndojnë disa akuza.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap duke transportuar me mjetin fugon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë, për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë