Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas pasi janë kapur duke transportuar 19 shtetas të huaj, kundrejt fitimit.
Si rezultat i operacionit “Klandestinët”, u vunë në pranga:
H. H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
B. Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
A. B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
E. I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
M. M, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet E. K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.
Policia njofton se këta pesë shtetas, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili.
Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, policia ka konstatuar shtetasin M. M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



