Gazeta Si - Protesta e re e fermerëve në Bruksel filloi këtë të hënë që në orët e para të mëngjesit. Qindra traktorë, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin belg gjatë natës, kanë bllokuar rrugë të ndryshme, veçanërisht pranë lagjes evropiane, ku po mbahet mbledhja e ministrave të Bujqësisë të 27 vendeve europiane.
Fermerët të ardhur nga të vende të ndryshme evropiane për të protestuar kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe Marrëveshjes së Gjelbër, bllokuan “Rue de la Loi”, në drejtim të ndërtesës “Europa”, ku do të mbahet mbledhja e ministrave. Mediat belge raportojnë se ka pasur shumë shpërthime fishekzjarrë.
Ata i bashkohen fermerëve të huaj që po protestojnë prej disa javësh në vendet evropiane, përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Poloninë, Spanjën, Italinë dhe Greqinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.