Gazeta Si – Maroku bëri një Botëror të shkëlqyer në Katar. Vrapimi i afrikanëve u ndal në gjysmëfinale nga Franca, kampione bote në fuqi, ndërsa për trajnerin Valid Regragui nuk ka asnjë peng. Ai ka vetëm komplimente për të tijtë për paraqitjen ndaj Francës dhe Botërorin në total.
“Kemi bërë maksimumin dhe kjo është më e rëndësishmja, – ka thënë trajneri maroken pas gjysmëfinales me Francën. – Patëm lojtarë të dëmtuar, por të gjithë ata që luajtën dhanë gjithçka që kishin.

U rifutëm në ndeshje pasi pësuam golin që në fillim të saj. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe kërkuam deri në fund të barazonim rezultatin. Nuk ia dolëm, por largohemi nga ky Botëror me kokën lart”.
Maroku ishte një nga skuadrat që luajtën futbollin më të bukur në Katar 2022. Një skuadër shumë kompakte dhe efikase. Nuk ishte fare rastësi që la Belgjikën jashtë grupit dhe më pas eliminoi Spanjën dhe Portugalinë. Maroku e fitoi ‘Botërorin’ e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



