Lajme

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega pozitiv me COVID-19

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, ka rezultuar pozitiv me Covid. Skuadra verilindore është paraqitur sot në duelin e Kupës kundër Besës pa teknikun e saj, i cili prej 3 ditësh është izoluar në shtëpinë e tij. Në ditën pas ndeshjes me Partizanin, Gega kishte lajmëruar klubin se kishte filluar të shfaqte simptoma të lehta të COVID-19, ndërsa sot ka dalë edhe përgjigja e tamponit, e cila për fat të keq ka qenë pozitive.

Kështu trajneri i Kukësit do të vijojë të qëndrojë në karantinë e të mjekohet deri në shërimin e plotë, ndaj në këto ditë drejtimin e skuadrës e ka marrë Rrahman Hallaçi, i cili drejtoi ekipin edhe në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës.

Ndërkohë te Kukësi shpresojnë që infektimi të mos ketë prekur futbollistët, duke qenë se nga fundjava e ardhshme e pret një kalendar i ngjeshur në kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë