Gazeta Si – “Për ta përmbledhur ndeshjen, do ta thosha se planetet u rreshtuan për ne. Nuk duhet harruar se Argjentina është ende një skuadër fantastike”. Kështu u shpreh trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard, pas fitores së bujshme në ndeshjen e parë të Botërorit.

“Argjentina është kampione e Kupës së Amerikës, ka lojtarë shumë të mirë, por ky është futbolli. Kështu ndodh ndonjëherë, bota e futbollit është e çmendur, – ka shtuar Renard. – Ndonjëherë kundërshtari mund të mos ketë motivimin maksimal, është normale, na ka ndodhur edhe ne kur kemi luajtur me skuadra më të dobëta. Kuptohet lehtë se kur luan kundër Arabisë Saudite, motivimi nuk është si kur luan ndaj Brazilit”.
Më pas trajneri francez ka ngritur në qiell lojtarët e tij: “Lojtarët e mi janë fantastikë, i përgëzoj gjithmonë që prej tre vitesh. Mund të festojmë vetëm për 20 minuta dhe kaq, kemi edhe dy ndeshje në grup”, – thekson ish-trajneri i Zambias dhe Bregut të Fildishtë.
“Kur kualifikohesh në një Botëror, duhet të besoh te forcat e tua, në futboll mund të ndodhë gjithçka”, – ka përfunduar Renard.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



