Prokuroria e Krujës ka marrë prova materiale nga pallatet e shembura në qytezën e Thumanës për hetimet e nisura kryesisht për tragjedinë e 26 nëntorit, pas dyshimeve se godinat që u morën jetën 26 qytetarëve në këtë zonë nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë edhe para tërmetit.
Si prova prokuroria po sekuestron materiale inerte, kryesisht trarë dhe kollona betoni.
Një kamion u ngarkua me porosi të prokurorisë me këto prova materiale nga një fadromë që ndodhej në vendngjarje.
Sekuestrimi i provave u bë në prani të disa oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krujës dhe ekspertë të Komisariatit të këtij qyteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.