Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha përmes një konference për shtyp se të dhënat lidhur me tragjedinë e Himarës ku vdiq një vajzë 7 vjecare flasin për një krim të mirëfilltë shtetëror.
“Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku ndodhi. Skafisti ishte i palicensuar për përdorimin e skafit
Skafi kishte pronar Adhurim Kushin një nga çunat e Taulant Ballës në Londër
Arjan Tase me origjinë nga Përmeti u rikthye në detyrë nga dy ministrat nga Bledi Veltari (Çuçi) dhe ministrja Kumbaro.
Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyre përveç lidhjeve të forta që kishte me dy ministrat
Të dhënat e tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikante dhe kontrabandiste për të cilët mediat kanë nxjerre emra dhe dhënë fakte…”, tha Berisha.
Ai nënvizoi se janë bërë përpjekje “për të fshehur gjurmët e krimit”
“Jo vetëm autori tentoi të largohet por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit, personat kriminele njëlloj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato, por këtu ka dëshmitarë të shumë dhe ju keni lexuar dëshmi me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat përgjegjës absolute për dramën që ndodhi në Potam…
Qytetarët i kanë lënë 72 orë afat. Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat.
Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, me vampirë politikë e mediatikë.
Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.
Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij.
I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura.
Por natyrisht, PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror”, tha Berisha duke sqaruar se PD nuk do do të organizojë protestën e radhës, pasi sipas tij, ajo është thirrur nga qytetarët.
Sipas tij, PD-ja do ta mbështesë protestën sa kohe janë kauzat e drejta. Berisha la të kuptoje se edhe mund të mos jetë në protestën e të hënës, teksa nënvizoi se nëse ai nuk është fizikisht, ai do të jetë shpirtërisht me protestën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.