Sport

Tragjedi në çiklizëm, vdes 26-vjeçari Mader pas një rrëzimi fatal në Zvicër

Gazeta Si – Tragjedi në çiklizëm. Ka humbur jetën Gino Mader, çiklisti zviceran që doli nga rruga gjatë etapës së 5-të të Xhiros së Zvicrës. Ai ishte me shpejtësi të madhe, kur përfundoi në një luginë dhe nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra.

Lajmi është dhënë nga skuadra e sportistit, Team Bahrain. Mader, 26 vjeç, u transportua me shpejtësi për në spital pas rënies së tmerrshme. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e sportistit tonë të shkëlqyer, Gino Mader. Talenti i tij, impenjimi dhe entuziazmi ishin burim frymëzimi për të gjithë ne. Një çiklist me talent të madh dhe një person fantastik. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, lutjet tona janë për të në këtë moment të vështirë”, – ka thënë administratori i deleguar i Team Bahrain Victorious, Milan Erzen.

Vendi ku ndodhi tragjedia. Gazeta Si, 16 qershor 2023

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë