Lajme

Tragjedi në “Bypass”-in e Fierit, ruli shtyp për vdekje të riun

Një i ri ka gjetur vdekjen i shtypur nga rruli ngjeshës i asfaltit gjatë punës për shtrimin e dorës së fundit të asfaltit në “Bypassin” e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, ku 18-vjeëari me inicialet M.K. është shtypur nga makineria e rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Ajo ka marrë menjëherë në pyetje drejtuesin e rulit, i cili sipas burimeve të gazetës “Si” ka deklaruar se gjithëka ishte aksidentale dhe pakujdesi e viktimës.

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë deri më tani dhe pritet që hetimet të zgjerohen dhe në pyetje të merret edhe inxhinieri i kompanisë që po shtron asfaltin në këtë rrugë, për të përcaktuar nëse i riu figuron ligjërisht i punësuar në kompaninë që po shtron këtë rrugë dhe nëse janë respektuar kushtet e sigurisë teknike, ashtu sië e kërkon ligji.

Në fund të muajit shtator në këtë aks nisi shtrimi me asfalt, që po realizohet nga kompania “Alb-Building”. Kjo kompani parashikon që rruga të përfundojë brenda muajit tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë