Ka ndodhur

Tragjedi me 4 të vdekur në një kantier ndërtimi në Vjenë, 3 nga viktimat shqiptarë të Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën 4 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë nga Kosova.

Ambasada e Kosovës në Austri ka konfirmuar se aksidenti ua ka marrë jetën shtetasve Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj. Përpos 4 viktimave ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër.

“Punëtorët e ndërtimit, që ndodheshin mbi këtë konstruksion të sapo betonuar, kanë rënë bashkë me skelën”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Martin Hofbauer. Afro 100 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe familjarët e viktimave.

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar po ashtu për ngjarjen, duke u shprehur ngushëllime familjarëve, dhe duke theksuar se institucionet po koordinohen për të ndihmuar në lidhje me rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë