Nga Gazeta ‘Si’- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit, ndërsa 6 pistoleta të llojit SigSauer janë sekuestruar.
Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, janë arrestuar në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut” ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre. Armët dyshohet të jenë trafikuar nga Mali i Zi për t’u shitur në Fresk.
Gjeta ishte shofer i automjetit tip “Volswagen” ndërsa Jaku pasagjer. Policia ka publikuar pamjet nga ndjekja e deri tek momenti i arrestimit të dy personave nga efektivët e komisariatit nr. 4 dhe Forcat Operacionale.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjashtë pistoleta, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut tek një grup kriminal lokal.
Hetuesit e Komisariatit nr. 4 deklaruan se të dy personat kishin qenë të monitoruar më parë në përgjime të zhvilluara gjatë një hetimi tjetër, ndërsa analiza e materialeve hetimore ndihmoi në rindërtimin e rrjetit të trafikut të armëve.
Florian Gjeta, banues në Domje, dyshohet se merret me këtë aktivitet prej vitesh dhe ka jetuar më parë edhe në Angli, ku mund të ketë ushtruar aktivitet të ngjashëm. Gjithashtu, Gjeta është identifikuar në rrjetet sociale duke shfaqur në fotografi me armë në brez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje