Drejtësia

Trafiku i kokainës mes bananeve, lihet në fuqi dënimi me 14 vite burg për Arbër Çekajn

Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn,  pronari i kontejnerit me banane të kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durërsit.

Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushajn, administratori i firmës 'Arbri Graden' me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 10 vite e 8 muaj burg.

Sipas prokurorisë, trafiku i drogës realizohej përmes kompanisë së Arbër Çekajt dhe kokaina e sekuestruar prej 613 kg ishte fshehur në kontenierët me banane.

Lënda narkotike u zbulua në shkurt të 2018-s në Maminas, pasi ishte fshehur në kontejner me banane që ishin porositur nga Çekaj.

Tre personat, Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej rreth 180 milionë dollarë.

Ndërkohë, avokati Maks Haxhia është shprehur se vendimi është marrë pa asnjë provë. Sipas tij, klienti i tij nuk është lejuar që të flasë vetë gjatë mbrojtjes përfundimtare.

Ndërkohë, avokati i Çekajt, Maks Haxhia është shprehur se vendimi është marrë pa asnjë provë. Sipas tij, klienti i tij nuk është lejuar që të flasë vetë gjatë mbrojtjes përfundimtare. Gjykata e dënoi klientin tim pa asnjë provë, Arbër Çekaj e solli të gjithë mbrojtjen e tij me shkrim dore dhe nuk ia pranuan”, u shpreh Haxhia në dalje të GJKKO-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë