Ka ndodhur

Trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 33-vjeçari në Prrenjas

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në zonën e Skroskës në Përrenjas, me akuzën e trafikimit të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit “Border Crossing” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.Ç, të cilit iu gjetën një automatik kallashnikov dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i kishte kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë