Rend dhe Ligj

Operacioni i SPAK dhe amerikanëve / Trafikonin persona drejt Kanadasë dhe SHBA, ndalohen dy doganierë të Hanit të Hotit  

Policia e Shtetit zhvilloi në bashkëpunim me SPAK dhe me partnerët amerikanë një tjetër plan operacional policor kundër kalimeve të paligjshme të shtetasve shqiptarë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hoti” janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona, mes tyre edhe dy punonjës të pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrest me burg është dhënë për organizatorin e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa për 4 personat e tjerë është dhënë masa arrest shtëpie.

Në banesat e tyre jane gjetur 8125 euro, 625 000 lekë, 3060 dollarë amerikanë, 240 dollarë kanadezë, si dhe 17 celularë, 3 automjete, 1 USB, 21 fushekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje-daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash dhe mandate bankash.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasin e ndaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dokumenteve false dhe mosregjistrimit në sistemin TIMS, kanë kaluar në PKK Hani i Hotit, shtetas shqiptarë që kishin destinacione Kanadanë dhe Amerikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë