Gjatë vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë trajtuar 64 kërkesa për ndihme të ndërsjelltë juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja, ku numrin më të madh e kanë kërkesat për hetime në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Nga numri total i kërkesave, 28 prej tyre, ose 43,7 %, janë kërkesa që kanë të bëjnë me hetime në fushën e “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit të “Grupit të strukturuar kriminal”
Katër kërkesa ose 6.2% e tyre kanë të bëjnë me hetime për veprat penale të kryera nga persona pjesëmarrës në organizata, terroriste.
Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “trafikimit të të miturve” zënë 10.9 % të kërkesave ose 7 prej tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



