Lajme

Trafikimi i klandestinëve, 22 persona lihen në burg

Në një seancë maratonë, Gjykata për Krime të Rënda dha masën e sigurisë për 32 të arrestuarit për trafik klandestinës.

Në vendimin e trupës gjykuese, ata që janë lënë në burg janë shtetasit Dashamir Seferin, Gjergji Mezurajn, Petrit Beqiraj, Dashnor Tafani, Arben Danglli, Glej Shehu, Ilia Margo dhe Çajup Tafa.

Ndërkohë, mes të akuzuarve, 7 prej tyre jane ne arrest shtëpie.

Ata janë Janaq Gramozi, Vangjel Gramozi, Simon Keri, Ylber Muka, Enver Muka, Ylber Muka, Idi Mita dhe Shuaip Shero.

Për Astrit Zigurin dhe Besnik Hoxhën gjykata ka dhënë detyrim paraqitje. Për policin Elmas Bilbili është dhënë masa 1 muaj burg.

Në operacionin e koduar “Rruga e gabuar” u ndaluan 32 persona, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, ndër ta personi i cilësuar si koka e grupit që arriti të arratisej çka ngriti dyshime për dekonspirim të operacionit.

Policia thotë se janë sekuestruar 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, si dhe një armë zjarri automatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë